Munishi tregon skuadrat pretendente për garat evropiane

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Arbërisë e vlefshme për xhiron e 15-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani edhe më tej kryeson tabelën me gjithsej 35 pikë të argëtuara, skuadra nga Suhareka fitoi duelin e sotëm me rezultat 2-1.

Golat u shënuan në pjesën e parë, Blendi Baftiu realizoi në minutën e 8’ dhe për të dyfishuar rezultatin u përkujdes Mirlind Daku i cili shënoi në minutën 35’, ndërsa për Arbërinë shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën 40’.

Pas takimit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u prononcua për media.

“Me thënë të drejtën sot Arbëria bëri paraqitje të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë por edhe në të parën u pa që na kishin studiuar mirë dhe komplimente për lojën atyre”

“Nuk i vë faj skuadrës time, por kundërshtarëve që luajtën mirë”

“Jo, ne jemi 4 skuadra që do luftojmë për Evropën, jemi ne, Drita, Gjilani dhe Prishtina, çdo gjë është e hapur, kampionati është ende i gjatë”, përfundoi Munishi./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *