Messi u përpoq ta rikrijonte edhe golin legjendar ‘Dora e Zotit’ të Maradonas

Një prej momenteve të paharruara në historinë e futboll është goli i Diego Maradonas i shënuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të vitit 1986 ndërmjet Argjentinës dhe Anglisë.

Goli i realizuar më 22 qershor 1986 në stadiumin Azteca në Mexico City u përshkrua si ‘Dora e Zotit’, pasi ishte shënuar pjesërisht me dorë dhe pjesërisht me kokë.


Argjentina fitoi me rezultat 2-1, kurse Diego e realizoi golin e dytë dhe të fitores që më vonë u quajt “Goli i Shekullit”.

Dora e djathtë e Zotit (Dextera Domini, “dora e djathtë e Zotit” në latinisht) në Bibël i referohet si një metaforë për plotfuqinë e Zotit dhe si një motiv në art. Në Bibël, të jesh në anën e djathtë “do të thotë të jesh në vendin e veçantë të nderit”.

Gjatë pjesës së parë në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Osasunas, Lionel Messi ishte shumë pranë që ta rikrijonte golin historik të Diego Armando Maradonas.

Katalunasit fituan me rezultat 4-0, ndërsa gjithçka nga dhjetëshi i Blaugranëve ishte dedikim për legjendën, pasi ia doli ta bënte një rikrijim të golit të Maradonas nga viti 1993 për Newell’s Old Boys. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *