Është mbyllur takimi i parë i javës së 9-të në Bundesligën gjermane.
Ndeshja mes Wolfsburgut dhe Werder Bremenit prodhoi hiç më pak se 8 gola. Vendasit arritën fitore 5-3, në një takimi të çmendur që pati gjithçka.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica e cili takimin e nis nga minuta e parë luajti 72 minuta, ku u zëvendësua nga Tahith Chong.
Ai luajti një rol instrumental në golin e tretë dhe të fundit të Bremenit, ku harkimin e tij në portë e devijoi mbrojtësi amerikan i Wolfsburgut, John Brooks.
Milot Rashica u vlerësua me notën 6.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Whoscored”.
Me këtë fitore Wolfsburg del në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërkohë Werder Bremeni mbetet në vendin e 10-të me 11 pikë nga nëntë javët e para.