Maradona ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, pasi pësoi një sulm në zemër, fatkeqësisht të cilit nuk arriti t’i mbijetonte.
Ish fituesi i Kupës së Botës pak ditë më parë u detyrua t’i nënshtrohej një operimi në tru, dhe gjithçka u mendua se shkoi mirë.
Disa ditë më vonë, ai u la i lirë për të vazhduar trajtimin në shtëpi.
Tani mediet në Argjentinë, kanë publikuar fotografinë e fundit të Maradonës në spital.
Edhe pse kjo fotografi është bërë disa ditë më herët, mbetet fotografia e fundit publike e legjendës argjentinase.