Tifozët ndoshta në këtë javë do lejohen të rikthehen në stadiume që të përkrahin klubet e tyre të Premierligës.
Sipas Telegraph, rregullat e reja të vendosura nga guvernatori lejojnë që një numër i ulët të lejohen të jenë pjesëmarrëse në stadiume.
Guvernatori pritet të që në ditët në vijim të jap dritën e gjelbër që katër mijë tifozë të hyjnë në radhët e para të stadiumit, dy mijë në radhët e dyta dhe një numër i vogël në pjesën e fundit.
Ky rregull do hyjë në fuqi para ndeshjes së Manchester Unitedit kundër PSG-së.
Sidoqoftë, klubet që gjenden në qytetet që kanë shumë raste pozitive me COVID-19, nuk do kenë leje të jenë në stadiume, derisa të zbritet numri i rasteve.