Sulmuesi uruguaian është i grumbulluar me Kombëtaren e tij, por në testimet e fundit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kësisoj, ai tani do të qëndrojë për dy javë në izolim.
Sulmuesi i Atleticos do të mungojë në sfidën kundër ish-skuadrës së tij, Barcelona, të cilën e luan menjëherë pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve.