Etrit Berisha ka pësuar një nga golat më interesant të viteve të fundit në ndeshjet e futbollit.
Berisha ka pësuar gol nga gjysma e fushës, menjëherë pas golit të dytë të shënuar nga Ismajli.
Albania vs Kazakhstan | Kickoff Goal#Kazakhstan #Albania pic.twitter.com/wGBYmnP6Ix
— Duck Highlights (@DuckHighlights) November 15, 2020
Pas ndeshjes, Etrit Berisha ka theksuar se asnjëherë nuk ka pësuar gol të tillë dhe se ishte e vështirë për të.
“Jo si sot asnjëherë nuk kam pësuar gol. Ishte një moment kur veç se shënuam dhe mund ta menaxhonim më mirë lojën, por pas atij goli e lëshuam iniciativen. Gjëra që ndodhim, do ishte e vështirë për çdo portier ajo”, tha fillimisht Berisha për SuperSport.
“Të them të drejten goditja ishte shumë e mirë, topi mori një trajektore dhe duke shkuar prapa – të kthehesha prap ishte e pamundur. Goditja ishte shumë e fortë dhe gjithçka shkoi shumë shpejtë”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se Shqipëria ka fituar duelin ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-1.