Kryetari I FFK-së Agim Ademi flet për dy ndeshjet që e presin Kosovën

Kosovarët me padurim po e presin ndeshjen e radhës të kombëtares e cila do të zhvillohet nesër mbrëma me Slloveninë. Dhe derisa të gjithë duam që kjo ndeshje të përfundoj në të mirë të Kosovës, me fitore, i pari i Federatës së Kosovës, Agim Ademi ku ka treguar për atmosferën e cila po mbretëron te kombëtarja dhe futbollistët tanë.

Ademi ka theksuar se përkundër mungesave të disa lojtarëve, djemtë do të japin maksimumin që të dalim, siç ka theksuar, nga kjo krizë e rezultateve.

“Atmosfera është e mirë në mes lojtarëve, edhe pse prapë me mungesa, pa Rashicen, Zenelin, Celinen, Paqaraden, Halimin dhe Vocen. Por gëzon fakti që Muriqi dhe V. Berisha kanë sanuar lëndimet dhe janë në formë të mirë. Por, sigurisht që djemtë do të japin maksimumin në këtë ndeshje, që të dalim nga kjo krizë e rezultateve”, është deklaruar Ademi për kolonamedia.com.

I pari i futbollit ka njoftuar se në krye të skuadrës do të jetë Muharrem Sahiti edhe nesër.

“Edhe nesër, për shkak të Covidit do të mungoj Chaland. Por ekipit do t’i prijë Muharrem Sahiti në pjesën tjetër të shtabit”.

“I duam pikët e të dy ndeshjeve”

Veç ndeshjes me Slloveninë, Kosova të merkurën pret Moldavinë në Stadiumin “Fadil Vokrri”. E Ademi ka folur për rëndësinë e të dy ndeshjeve.

“Çdo ndeshje e ka rëndësinë e vet, dhe ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore dhe e duam fitoren. Të dy ndeshjet kanë rëndësi dhe i duam pikët e të dy ndeshjeve”.

“Pres lojë të mirë, dalje nga kriza e rezultateve dhe normalisht pres fitore duke u bazuar në formën e tashme. Besoj në këta djem dhe në këtë ekipë. Dhe ta dinë të gjithë se kjo ekipë që i ka arritur gjithë këto rezultate, pork a të bëjë vetëm me krizën e rezultateve dhe ngadal do të dalim nga kjo situatë dhe prapë do të na bëjnë krenar këta djem”, ka shtuar për fund Agim Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *