KF Drenica ka përforcuar radhët e veta me Aldrin Mehmetin.
24 vjeçari së fundmi luante tek skuadra e SV Donaustauf në Bayerliga, e cila për nga niveli është liga e pestë në Gjermani. Mehmeti tek Dnaustauf ka luajtur për 3 sezone, para se të bindej nga Drenica dhe të rikthehej për të luajtur në Kosovë.
Më parë mesfushori ofanziv ka luajtur për të gjitha grupmoshat e SHF Bardhit në Mitrovicë dhe Kombëtares së Kosovës. Në vitin 2014 ishte i grumbulluar tek Kosova U-19, teksa më parë kishte kaluar edhe nëpër skuadrat U-17 dhe U-15.
Transferimi i tij ka ardhur me aprovimin e shefit të shtabit teknik, Bledar Devollit teksa pritet të ambientohet në skuadër dhe të ndihmojë në arritjen e objektivave.
Drenica aktualisht ndodhet në pozitën e katërt në tabelën e Superligës.