Mirlind Daku sot debutoi me Kombëtaren A të Kosovës
Shqipëria e mposhti Kosovën me rezultat 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena.
Kjo ndeshje ishte e veçantë për Dakun pasi debutoi me Kombëtaren A të Kosovës.
“I lumtur që bëra debutimin me ekipin Kombëtar në një ndeshje kaq speciale. Faleminderit të gjithëve për mesazhet pozitive. Unë, biri yt, Kosovë,” ka shkruar Daku në Facebook.
Kujtojmë që ftesa për Dakun erdhi pasi shpërtheu në Superligë duke shënua 17 gola në 11 xhirot e para.
https://www.facebook.com/100000709398158/posts/3812853988748210?sfns=mo