Miqësorja vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me fitoren e kuqezinjve në pasditen e sotme në Elbasan.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare ishte nikoqire e Kosovës.
Ndeshja në fjalë i takoi Shqipërisë me rezultat të ngushtë, 2:1.
Këtë ndeshje e komentoi edhe faqja e “UEFA EURO 2020” në rrjetin social “Facebook”.
“Ndeshje miqësore ndërkombëtare”, shkruan kjo faqe duke bashkangjitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe një “emoji” duartrokitës.