Edy Reja: Na shërbeu shumë kjo ndeshje, Etrit Berisha është kapiten

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja është shprehur se miqësorja e sotme ndaj Kosovës, i shërbeu atij për të bërë një vlerësim për të rinjtë.

Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku kuqezi sqaroi edhe situatën e kapitenit në Kombëtares.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë për ta kjo ndeshje. Duhet të kemi parasysh që Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne po punojmë për projektin e së ardhës. Sot punuam për mbrojtjen dhe bëmë shumë mirë, ishte një mundësi e mirë për të parë lojtarët”.

“Kapiteni? Kapiteni e kemi thënë edhe herë të tjera, është Etrit Berisha. Kjo zgjedhje është bërë me votim dhe ata e kanë zgjedhur, nuk ka çështje në këtë mes. Nëse Berisha nuk do të jetë në fushë atëherë, Hysaj do ketë shiritin”.

“Mungesa e Kallakut nga fillimi? Kallaku është një lojtar prej të cilit presim shumë. Sot preferova të aktivizoja Selahin, Ne duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë kur ai luan me klubin dhe tani ka kaluar në një kampionat jashtë.”, u shpreh.

“Lojtarët e rinj? Shpresojmë që të rinjtë të jenë pjesë e projektit tonë për Evropianin e 2024. Sot më pëlqyen shumë lojtarë. Provova Selahin dhe Dokën. Një miqësore e vlefshme që lojtarët të fitojnë sa më shumë minuta dhe eksperiencë. Nuk mund të leme pa përmendur këtu Çepelen. Një lojtar që tregoi personalitet. Është vetëm 17-vjeç. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Janë lojtarë që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Të shikojmë”.

“Balaj? Jam i lumtur për Balajn dhe për lojtarët e tjerë. Bëmë një paraqitje të mirë dhe arritëm 2 herë te goli. Jam i kënaqur që fituam ndaj Kosovës, skuadër që ka në përbërje lojtarë cilësorë që luajnë në kampionate elitare. Thatë Balajn, por kemi edhe Cikalleshin. Në përgjithësi jam i kënaqur, me skuadrën dhe atë çka tregoi në fushë”.

“Uzuni? Ka bërë një paraqitje të mirë. Edhe fakti që dhënë asist më kënaq. Aktivizohet me një skuadër si Ferencvaroshi që luan në Champions. Është i motivuar dhe po bën mjaft mirë. Ai ndihet mirë edhe kur luan në qendër. Është më mirë kur luan në ka me karakteristikat që ka. Është më shumë i përshtatshëm në lojën që ka”, ka thënë Reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *