Kanë kaluar mbi 65 minuta në ndeshjen vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shqipëria e ka realizuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje.
Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit të Selahit, Myrtu Uzuni ka realizuar për 2:0.
Kombëtarja e Shqipërisë është nikoqire e Kosovës në një ndeshje miqësore në pasditën e sotme.
Ndeshja ka nisur nga ora 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kjo miqësore vie para dy ndeshjeve të të dyja skuadrave në Ligën e Kombeve.