Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka treguar për synimet e “Industrialistëve” për këtë sezon.
Duro i cili është i ftuar në emisionin “Sports Show”, ka folur rreth objektivave të skuadrës nga Drenasi.
Feronikeli nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion dhe sipas trajnerit Duro, ata do të fokusohen te Kupa e Kosovës.
“Synimi është të rregullojmë pozitën tonë në tabelë dhe më pas do na rritet oreksi për të synuar aty ku Feronikeli ka qenë, në kupat e evropës”, ka thënë Duro.
“Do të synojmë të fitojmë Kupën e Kosovës”, ka shtuar ai.
Pas 11-të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll, Feronikeli është në pozitën e 7-të në tabelë me 12 pikë.