Ibrahimovic vazhdon me befasi, e cilëson vetën kafshë në postimin e fundit në rrjetet sociale

Sulmuesi suedez i Milanit, Zlatan Ibrahimovic vazhdon ta vlerësojë dhe ‘mbivlerësojë’ veten e tij në çdo moment, ndërsa së fundmi e ka cilësuar veten si kafshë dhe jo njeri.

Ibrahimovic po kalon formë të mirë te Rossonerët këtë fillim sezoni, duke shënuar tetë gola dhe dy asistime në tetë ndeshje.

Edhe pse 39-vjeçar, sulmuesi suedez po tregohet vendimtar te ekipi i Stefano Piolit dhe kjo po bënë që ai të tregohet edhe arrogant ndonjëherë.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Ibrahimovic e ka cilësuar veten si kafshë në një fotografi me qenin e tij.

“Kafshët kuptojnë njëri-tjetrin”, ishte përshkrimi i fotografisë që Ibrahimovic e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/198744036811672/posts/3743417755677598?sfns=mo

Ndryshe, Milani pritet të luajë sot (e diel) në shtëpi ndaj Veronas, ku suedezi pritet ta nis edhe këtë ndeshje si titullar./Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *