Ka përfunduar takimi i javës së shtatë në elitën e futbollit zviceran në mes Zurich dhe Luzern.
Zurich ka triumfuar në shtëpi me rezultat të pastër 2:0 ndaj Luzernit pas 90 minutave lojë.
Protagonist në këtë fitore të rëndësishme për Zurich ishte futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli i cili shënoi golin e parë nga penalltia.
Kololli u zëvendësua në minutën e 84-të duke ia lëshuar vendin bashkëlojtarit të tij, Winter.
Vlen të ceket se në këtë takim kanë luajtur për 90 minuta, Domgjoni dhe Aliti për Zurich, derisa Hekuran Kryeziu ka hyrë në lojë në minutën e 60-të.
Kurse, për Luzern në minutën e 68-të u inkuadrua futbollisti shqiptar, Lorik Emini.
???? Benjamin Kololli Goal ⚽️.
Benji places the penalty into the top left hand corner of the goal with full power ??. The keeper had absolutely no chance of saving it.@fc_zuerich | #FCZLUZ pic.twitter.com/tbql62g6XN
— Football Kosovo (@FootballKosovo) November 7, 2020