Granada i ka kërkuar Federatës Spanjolle të Futbollit që të shtyjë ndeshjen e së Dielës në LaLiga me Real Sociedadin për shkak të një numri të lartë të rasteve pozitive me Covid-19.
Vetëm lojtarët që kanë testuar negativ për COVID-19 dhe nuk kanë udhëtuar në Qipro për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës me Omonoia Nicosia mund të luajnë kundër Sociedadit.
Me vetëm 16 lojtarë tw gatshëm për të luajtur në “Anoeta Stadium”, klubi ka kërkuar që ndeshja të shtyhet përsëri në një datë të mëvonshme.
Në deklaratën në faqen e tyre zyrtare lexohet: “Liga spanjolle i ka informuar Granadës se lejon vetëm ata lojtarë me një indeks pozitiv IGG ose një PCR negativ dhe që nuk kanë udhëtuar në Qipro të udhëtojnë në “San Sebastian”.
“Duke pasur parasysh këto rrethana, klubi kërkon shtyrjen e ndeshjes pasi nuk plotëson numrin minimal të lojtarëve në dispozicion nga skuadra e parë që kërkohen për të luajtur në një ndeshje zyrtare.”
Granada konfirmoi më herët të Shtunën se trajneri kryesor Diego Martinez dhe sulmuesi Antonio Puertas ishin vetë-izoluar pasi paraqitën simptoma të përputhshme me koronavirusin.
Skuadra e Martinez është e gjashta në LaLiga pasi fitoi katër, barazoi dy dhe humbi vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të para.