Mario Balotelli, i njohur edhe me nofkën “Supermario”, emër ky i cili doli në skenë me një bujë të madhe tani e ka prekur fundin e tij.
Talenti i madh italian doli në skenën e futbollit evropian me një hov të madh duke mbrojtuar ngjyrat e skuadrës së Interit, skuadër kjo me të cilën e fitoi edhe Ligën e Kampionëve, por që ky sihte edhe kulmi i karrierës së tij.
Që prej largimit nga “Giuseppe Meazza”, filloi rënia drastike në karrierën e Balotellit dhe sot, ish-reprezentuesi italian ka filluar stërvitjet me skuadrën e njohur si Franciacorta, e cila bën gara në Sere-D të futbollit italian.
Kështu, Mario Balotelli mbetet shembulli më i keq i shuarjes së një karriere të ndritur për shkak të mos disiplinës ndaj vetvetes.