Koeman shpjegon arsyen pse Messi ishte në stol

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në ndeshjen ndaj Real Betisit befasoi të gjithë duke lënë yllin e skuadrës, Lionel Messi në stol.

gjentinasi nisi ndeshjen nga bankina, kurse në pjesën e dytë realizoi dy gola dhe asistoi në fitoren bindëse 5 – 2, transmeton lajmi.net.

Koeman tha se Messi ishte i lënduar, andaj vendimi më i miri ishte që lojtari të jetë në stol.

“Që nga dje biseduam dhe ai kishte disa probleme që nga ndeshja me Dynamo Kiev”.

“Vendosem se ishte më mirë ta lejonim në stol, në rast se do na duhej”.

“Pa problem ai do luante. E dimë kush është dhe nuk kam dyshime. E shoh duke luajtur çdo ditë. Nuk ishte titullarë sot, por në pjesën e dytë ishte shumë i rëndësishëm”, deklaroi ai.

Messi tani do i bashkohet Kombëtares së Argjentinës për dy sfidat e radhës ndaj Paraguait dhe Perusë, të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *