Sllovenia do jetë nikoqir i Kosovës, ndeshje që do zhvillohet me 15 nëntor 2020.
Në përballjen e parë që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, sllovenët arritën të fitojnë me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.
Sidoqoftë, trajneri Matjaz Kek ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit, derisa ndër të rikthyerit është edhe Ilicic.
Lista e plotë e lojtarëve të Sllovenisë të ftuar për ndeshjet e nëntorit:
Portierë: Oblak, Belec, Rozman
Mbrojtës: Stojanovic, Balkovec, Skubic, Mevlja, Blazic, Mitrovic, Stankovic, Jurcevic
Mesfushorë: Kouter, Kurtic, Bijol, Vetrih, Zajc, Lovric, Ilicic
Sulmues: Tijanic, Sporar, Verbic, Bohar, Vuckic, Matavz.
Sllovenia momentalisht është lider në grupin C të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve me 10 pikë, dy më shumë se Greqia, kurse Kosova qëndron në vendin e tretë me vetëm dy sosh.