Barcelona pësoj edicionin e kaluar njërin nga turpërimit më të mëdha të mundshme kur u mposht nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve me rezultat 8:2.
Marrëdhënia e trajnerit Kike Setien me disa lojtarë te klubi katalanas nuk ishte shumë e mirë, teksa një nga ata që nuk shkonte mirë me trajnerin ishte edhe Leo Messi.
“Mundo Deportivo”, ka zbuluar një prapaskenë së fundmi, ku tregohet biseda që kishte Setien me Messin, gjatë ndeshjes ndaj Selta Vigos në qershor, e cila u mbyll në barazim 2:2.
Gjatë kohës kur Setien po jepte këshilla, mësohet se Messi kishte dyshim te taktikat e trajnerit. Kjo nuk u prit mirë nga Setien, i cili shpërtheu ndaj argjentinasit duke i thënë: “ Nëse nuk të pëlqen ajo që të thashë, e di ku është dera, mund të shkosh”. Thuhet se pas kësaj, Messi kishte një të qeshur ironike, duke u tallur me trajnerin e skuadrës.