Zekirija Ramadani takohet me bordin e FC Prishtinës, kjo është deklarata e trajnerit

FC Prishtina është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve javëve të fundit, derisa vetëm në tri ndeshjet e fundit ka regjistruar gjithsej tri humbje.

Skuadra kryeqytetase emëroi trajnerin shkupjan, Zekirija Ramadani në postin e trajnerit para fillimit të edicionit aktual në Superligë dhe natyrisht se pritjet ishin të mëdha pasi që “Zeka” në futbollin e Kosovëa ka fituar tituj kampion me Feronikelin e Trepçën ’89.

Përkundër kësaj, FC Prishtina në dhjetë ndeshjet e para kampionate ka katër humbje, tri fitore dhe dy barazime, derisa ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me vetëm 11 pikë të tubuara.

Pas humbjes së sotme nga Drenica (1:0), Ramadani paralajmëroi se mund të japë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit.

“Zeri.info” e ka kontaktuar strategun shqiptar nga Maqedonia e Veriut, derisa ai tha se e ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejt.

“Kam një takim me drejtuesit e klubit dhe së shpejti do ta marrim një vendim”, deklaroi Ramadani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *