Oriola Marashi, e dashura e futbollistit Eros Grezda, është ndër modelet më të komentuara shqiptare.
Bukuroshja njihet për linjat e saj perfekte trupore dhe fotot provokuese që poston rregullisht në rrjetet sociale.
Në një postim të fundit në rrjetin social “Instagram”, Oriola ka mahnitur të gjithë ndjekësit me setin e ri fotografik që ka realizuar.
E veshur me një fustan të veçantë ngjyrë të zi, i cili kishte detaje në ngjyrë gold, modelja ka pozuar mbi një kalë. Flokët e gjatë dhe me onde i kishte lënë të lëshuar, si dhe kishte bërë make up.
Ky postim është pëlqyer nga më shumë se 17,000 ndjekës dhe ka marrë komente pafund.