Bayern Munich ka fituar si mysafir i Lokomotiva Moskës me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët e nisën mirë takimin duke krijuar rast që në minutën e tetë të takimit me Robert Lewnadowskin, por polaku nuk arriti të shënojë.
Në rastin e dytë erdhi edhe goli. Benjamin Pavard asistoi te Leon Goretzka i cili shënoi për 1-0.
Rasti i fundit i mirë i pjesës së parë ishte ai i Kingsley Coman në minutën e 28-të, por që nuk erdhi goli.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishte raste.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 70-të, kur Anton Miranchuk shënoi për 1-1.
Por bavarezët kërkonin fitore në këtë takim dhe e gjetën me golin e shënuar nga Joshua Kimmich në minutën 79-të.
Krejt në fund rast të mirë kishte edhe Douglas Costa, por që nuk kishte fat.
Bayern Munich tani ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa Lokomotiva mbetet me një pikë. /Telegrafi/