Brazili ka një yll të ri: Në moshën 15 vjeçare tejkalon rekordin e Pele

Angelo Borges Gabriel është ylli i ri brazilian për të cilin do të flitet shumë në të ardhmen.

Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Santos në vetëm 15 vjet e 10 muaj, duke tejkaluar Pele legjendar.

Pele debutoi në moshën 15 vjeçare e 11 muaj, por ndryshe nga Gabriel ai shënoi një gol në paraqitjen e tij debutuese, përcjell lajmi.net.

Gabriel konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj brazilianë dhe ndeshjet e tij në kategoritë e të rinjve për Santos kanë tërhequr vëmendjen e shumë skautëve në të gjithë botën.

Në Brazil, ai tashmë ka marrë epitetin “Neymar i ri” , dhe nëse ai do të arrijë një nivel të tillë të popullaritetit mbetet të shihet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *