Ka përfunduar java e tetë në Supelrigën e Kosovës me një spektakël që pak kush e ka pritur.
Ndeshja në mes Trepçës ’89 dhe Ballkanit kishte një fokus të madh, sidomos në pjesën e dytë.
Skuadra nga Theranda ishte duke fituar në pjesën e parë 3-0, mirëpo në të dytë pësuan plotë katër gola nga mitrovicasit, duke humbur takimin 4-3.
Në takimin që u cilësua si derbi, ai në mes të Prishtinës dhe Gjilanit, u takoi këtyre të fundit që fituan me rezultat 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri.
Kampioni në fuqi Drita ka arritur që në këtë xhiro të marr fitore bindëse me rezultat 4-1 përballë Drenicës.
Fitoren e parë në këtë edicion e shënoi Llapi që fitoi në shtëpi me rezultat 2-0 kundër Arbërisë.
Në këtë javë nga një pikë kanë marrë vetëm Besa dhe Feronikeli që barazuan 1-1 në Pejës.
Më poshtë mund të shikoni tabelën e plotë pas javës së tetë në elitën e futbollit kosovar.