Mediet kroate për Lokomotivën e Zagrebit: Shqipja, gjuha e dytë te kjo skuadër

Lokomotiva e Zagrebit është kthyer prej disa vitesh në “tokën e rehatshme” të futbollistëve shqiptarë.

Ky afat kalimtar solli një numër të madh të lojtarëve me origjinë shqiptare në klubin kroat. Këtë edicion, trajneri Goran Tomiç do të ketë në dispozicion 7 futbollistë shqiptarë (Çokajn, Mersinajn, Tucin, Kallakun, Maliqin, Ibishin dhe Tahirajn), transmeton “Zeri.info”.

Media e njohur e sportit kroat “Sportske Jutarnji” i ka kushtuar një artikull modelit të ndërtimit të skuadrës së Lokomotivës, e cila bazohet te formula e promovimit të lojtarëve të akademisë dhe importit të futbollistëve premtues nga vendet e rajonit.

Media në fjalë e nis artikullin me titullin interesat “ Sërish punë e mirë! Ekipi kombëtar i Zvicrës nuk ka kaq shumë shqiptarë sa kampionati kroat!”.

Madje ajo shton se në Kajzericë, lagje në Zagreb ku stërvitet ekipi i Lokomotivës gjuha e dytë që flitet është shqipja.

E mira është se secili prej futbollistëve që i janë ofruar Lokomotivës i kanë realizuar pritshmëritë, në fakt kanë bërë më shumë se kaq…

Të kujtojmë se së fundmi nga Lokomotiva përfitoi bukur shumë financiarisht nga shitja e dyshes shqiptare, Lirim Kastrati (Dinamo) e Myrto Uzuni (Fenrencvaros).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *