Argjentinasi dhe kapiteni i Barcelonës nuk e filloi sezonin siç duhet pasi të gjithë presin nga ai, Messi ka vetëm një gol dhe dy asistime.
Pas ndeshjes kundër Getafe, të cilën Barcelona e humbi 1-0, trajneri Ronald Koeman komentoi lojën e Messit.
“Ai mund të ketë nevojë për më shumë kohë, por ai mund të jetë më i mirë. Por unë e shoh atë çdo ditë që dëshiron të luajë dhe të jetë një drejtues skuadre. Nuk mund të ankohem për të, mendoj se ai ishte thjesht i pafat. Unë jam i sigurt që së shpejti gjithçka do të bjerë në vend”, tha Koeman.
Barcelona pret një ndeshje nga Liga e Kampionëve kundër Francesvaros nesër, dhe Messi në këtë ndeshje mund të jetë në stol për të pushuar para El Clasico që luhet të shtunën.