Ish trajneri i Gunners beson që plejmejkeri gjerman do të trajtohej shumë ndryshe në një skuadër që ka luajtur për ta forcuar
Problemet e Mesut Ozil në Arsenal janë shkaktuar nga dëshira e tij për debat dhe jo për aftësitë e tij sportive, ka thënë ish trajneri i Gunners, Arsene Wenger.
Trajneri legjenda francez ishte njëriu që solli në Londrën Veriore Ozilin në verën e 2013. Arsenali kishte thyer rekordin për transfer në atë kohë duke paguar Real Madridin 42.5 milionë funte.
Fituesi i Botërorit 2014 me Gjermaninë i ka ndihmuar Gunners për të fituar tri FA Cup brenda shtatë viteve të tij në Angli, ku ka shënuar 44 gola dhe ka bërë 77 asiste në 254 paraqitje.
32 vjeçari shpesh është përballur me pyetje për konsistencën e tij gjatë kohës së tij në Emirates dhe është lidhur vazhdimisht me një largim nga aty.
“Nuk e di çfarë po ndodh në baza ditore, por dua të them një gjë – lojtarët kreativë janë të përsosur”, ka thënë ish trajneri i Arsenalit për Sky Sports.
“Ata janë më të ndjeshëm dhe ndonjëherë ata janë më të guximshëm, natyrisht, nëse dua që të bëj një pasim të rrezikshëm duhet të kem vetëbesim. Lojtarët kreativ bëjnë pasime që e bëjnë një skuadër të rrezikshme”.
“Mesut Ozil është një lojtar i jashtëzakonshëm. Çfarë po ndodh në mes tij dhe klubit duket se ka të bëj më shumë në terma të debatit të ashpër. E tërë kjo nuk bazohet në sport”.
“Nëse Ozil nuk do të luan në Europa Ligë, me vjen keq, por ky djalosh ka fituar gjëra të mëdha, ai është fitues Botërori, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.
“Pse nuk po luan për momentin? Nuk e di. Kur jeni futbollist ju duhet që t’i respektoni vendimet e menaxherit të juaj dhe duhet të luftonte që ta fitoni besimin dhe të luftojë që të kthehet në skuadër. Ai mund të luftojë, kjo është e kundërta me njerëzit që mendojnë. Ai ka kualitet për t’u kthyer në skuadër, por kjo mbetet ta vendoset në mes tyre”.