Fitojnë Ballkani e Prishtina, ndalet Feronikeli

Kanë përfunduar tri takimet e parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Lideir i Superligës Ballkani arriti të realizoj një fitore të lehtë ndaj Drenicës me rezultat 3:0.

Golat për skuadrën nga Theranda i shënuan, Jetmir Topalli e Arbër Hoxha në pjesën e parë, ndërsa Liridon Fetahaj realizoi pak minuta para se të mbyllej ndeshja për rezultatin përfundimtar.

Prishtina ka arritur të realizoj fitore me rezultat të lartë 4:0 ndaj Vushtrrisë, transmeton KosovaPress.

Golat për skuadrën e Armend Dallkut i shënuan Endrit Krasniqi, Otto John Gathuier Mankenda dhe Meriton Korenica.

Në ndeshjen e tretë, atë ndërmjet Ferizajit dhe Feronikelit nuk pati fitues. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Golat në këtë ndeshje i shënuan Kenan Orana për Ferizajin dhe Nicholas Andrews për Niklin.

Kujtojmë që nesër do të zhvillohen takimet tjera të kësaj jave në Superligë./topi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *