Futbollisti kolumbian, Santiago Arias, ka pësuar thyerje të këmbës dhe dëmtim të ligamentit, pas një ndërhyrjeje të frikshme në ndeshjen ndaj Venezuelës.
28-vjeçari e pësoi lëndimin e rëndë gjatë një përplasjeje me lojtarin kundërshtar, Darwin Machis, i cili ishte i pikëlluar pas asaj që ndodhi.
Bayer Leverkuseni që e huazoi Ariasin në muajin e kaluar e konfirmuar lëndimin dhe ka treguar për kohëzgjatjen e mungesës së tij.
Terrible imagen en Colombia. Se quebró Santiago Arias. #Colombia pic.twitter.com/Im0dOAsMk7
— Roberto (@maxbeto19) October 9, 2020
“Bayer 04 do të duhet t’ia dalë pa Santiago Ariasin ndoshta për gjashtë muaj. Mbrojtësi i djathtë, i cili nënshkroi për Leverkusenin si huazim nga Atletico Madridi para dy javë e gjysmë, e ka thyer këmbën në ndeshjen kualifikuese të Kolumbisë për Kampionatin Botëror ndaj Venezuelës (3-0) në Barranquilla”.
Santiago Arias's injury for Colombia which left Venezuela's Dawin Machis in tears ?pic.twitter.com/gtTu2bJjJ1
— Goal (@goal) October 10, 2020
“Arias po ashtu ka pësuar lëndime të ligamentit në nyjën e tij. Si pasojë e seriozitetit të lëndimit, nevojitet ndërhyrje kirurgjike pas trajtimit të menjëhershme në Kolumbi. Kjo (ndërhyrja) do të realizohet nga një specialist në Madrid, në marrëveshje mes Bayer 04, Arias dhe Atletico”, thuhet në kumtesën e Leverkusenit.