Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut, raporton “Zeri”.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.
Autogoli i Benjamin Kolollit (’16) dhe Velkovski (’33) ishin realizatorët për Maqedoninë e Veriut sonte.
Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për Kosovën e shënoi Florent Hadërgjonaj në minutën e 29-të.
Vlen të përmendet se Kosova i humbi edhe dy raste të mira për gol në minutat shtesë të kohës së rregulltë.
Ndryshe, në finalen e Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilisi më 12 nëntor.