Dy lojtarë të Inter me COVID-19

Interi ka konfirmuar se Alessandro Bastoni është testuar pozitiv me COVID-19, por sonte më vonë është raportuar se edhe mbrojtësi Milan Skriniar po ashtu është kontraktuar me koronavirus

Deklarata është lëshuar këtë mbrëmje pasi që Bastoni është liruar nga Kombëtarja U21 e Italisë.

Tashmë është raportuar gjatë ditëve të fundit që Bastoni, një lojtar i shpresave të Azzuri është testuar pozitiv në kampin stërvitor të Italisë U21.

Një tjetër që besohet se është testuar pozitiv është edhe portieri i ri i Atalantas, Marco Carnesecchi.

Interi ka konfirmuar që Bastoni është asimptomatik dhe është në izolim.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia po ashtu kanë konfirmuar sot se shoku i skuadrës së Inter, Skriniar është testuar pozitiv me Covid-19.

Për Skriniar që është pozitiv ka raportuar edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Skriniar për momentin është me Kombëtaren e Sllovakisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *