Ka rezultuar i suksesshëm eksperimenti i Roberto Mancini-t.
Trajneri i Axurrëve ka bërë një revolucion të vërtetë për miqësoren kundër Moldavisë, duke i dhënë hapësira lojtarëve që luajnë më pak. Këta të fundit e kanë shpërblyer duke fituar 6-0.
Italia ka shënuar 5 gola në pjesën e parë për herën e tretë në historinë e saj, pas 1928-ës (gjashtë kundër Egjiptit) dhe 1987-ës (5 kundër Maltës).
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e luksit mes Portugalisë dhe Spanjës. Traversa i ka mohuar golin Cristiano Ronaldo-s.
Befasi për Gjermaninë, që ka barazuar 3-3 në shtëpi kundër Turqisë. Një gol i Karaman në minutën e 94-t ka shmangur humbjen e miqve dhe i ka mohuar fitoren gjermanëve.
Bie Holanda, që është mposhtur 1-0 nga Meksika. Ndeshja është vendosur nga një penallti e Jimenez në minutën e 59-të.