Koronavirusi ka prekur një lojtar të kombëtarja e Lituanisë, rivale e kombëtares sw Shqipwrisw në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi 23-vjeçar Dominykas Barauskas, rezulton të jetë i infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga Federata Lituaneze e Futbollit, e cila shton se lojtari i klubit, Riteriai, do të mungojë për ndeshjen e ardhshme.
“Dominikas Barauskas, mbrojtësi i Riterianit është infektuar me koronavirus. Futbollisti është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe do të mungojë për ndeshjen e radhës”, raporton Federata Lituaneze e Futbollit.
Kujtojmë që Lituania do të përballet me Shqipërinë në 13 tetor në Vilnius.