Trajneri i Maqedonisë se Veriut, Goran Angelovski, ka folur para takimit të së enjtes me Kosovën, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Angelovski ka folur edhe për ardhjen e sulmuesit Goran Pandev, pavarësisht se shumica e skuadrës së tij, Genoa, dolën pozitiv.
“Ardhja e Pandevit në këto rrethana tregon se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për të. Ardhja e tij në Shkup tregon se asgjë nuk mund ta ndalë atë për të ardhur për këtë ndeshje. I falënderoj të gjithë ata që ndihmuan ardhjen e tij”, tha Angelovski, duke shprehur keqardhjen për mungesën e Elif Elmasit të Napolit, shkruan ekipa.mk.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut prej 30 vitesh po e pret ta shkruaj historinë për t’u kualifikuar në Evropian.