Barcelona ka nevojë për një sulmues të ri dhe duhet të marrë leje nga La Liga për blerjen emergjente të një numri 9 jashtë afatit kalimtar, meqë Ousmane Dembele është operuar dhe do të mungojë gjashtë muaj.
Të mërkurën në mbrëmje, klubi katalonas hoqi dorë nga blerja e Willian Jose dhe në vend të tij në listën e kërkimit për sulmues tani zë vend Loren Moron, transmeton GE.
Barcelona shkoi gjithkah, nga Rodirgo Moreno te Chimy Avila, te Cedric Bakambu e deri te Willian Jose, por nuk e gjeti njeriun e vet.
Tani, emri që i prin listës është Loren Moron, duke qenë se trajneri i Barçës Quique Setien ka punuar me të në të kaluarën në Real Betis.
Loren
Edhe pse Barcelona ka marrëdhënie të mira me Betisin, ka pak gjasa që ky i fundit do ta shesë sulmuesin tani që ka mbaruar afati kalimtar i futbollistëve.
Ai ka klauzolë lirimi në vlerë 40 milionë euro, të cilën Barça do të dëshironte ta negociojë.
Lucas Perez
Edhe pse Perez nuk është zgjedhja e parë, klubi katalonas nuk e ka zbehur interesimin për të.
Ai do t’i kushtonte Barcës 15 milionë euro, edhe pse Alves nuk do të tregonte vullnet ta negociojë çmimin e tij.
Angle Rodriguez
Bazuar në fjalët e presidentit të Getafes, Angel Torres, Rodriguez do të ishte lojtari të cilin Barcelona do ta kishte më së lehti ta blejë, pasi ai ka klauzolë lirimi në vlerë 10 milionë euro.
Luis Suarez
Suarez është mbase opsioni i fundit i Barçës. Sulmuesi kolumbian është i huazuar në Real Zaragoza nga Watfordi.
Si 23 vjeç, megjithatë, ai mund të jetë opsion për të ardhmen po ashtu./topi.com/