KB Ylli reagon pas shtyrjes së kampionatit: Kujt po i përshtatet ky vendim?

Klubi basketbollistik Ylli ka reaguar çaste më parë pas vendimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për shtyrjen e kampionatit edhe për një javë.

Klubi nga Suhareka është tejet i pakënaqur me vendimin e fundit nga FBK-ja, derisa ka vënë në pikpytje vendimin e institucionit më të lartë të basketbollit në vend.Më poshtë reagimin e plotë pa ndërhyrje:”Shtyhet për një javë turneu i Super Kupës, Kampionati dhe Liga Unike bashkë me këto dhe afati kalimtarë për lojtarë të huaj dhe vendorëFederata vendos shtyrjen e këtyre kompeticioneve për arsyen “që të kenë kohë ekipet për pergaditje më të mirë”Jemi OK deri në këtë pikë, por një gjë duhet ta dijmë qe ata lojtar dhe ekipe nuk jan supermen dhe superskuadra qe do të jenë gatshme pas një jave

Kujt po i përshtatet kjo shtyrje⁉️

Pse duhet të shtyhet afati kalimtar⁉️

A mendoni ju, që ka edhe prej atyre ekipeve që një ditë e vetme kushton goxha shum⁉️

Ja ku jemi me basketbollin e sportin në përgjithsi sepse punojm sa për sy e faqe që të dukemi mirë”, thuhet në reagimin e Yllit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *