Real Madridi e konfirmon lëndimin e Toni Kroos

Real Madridi ka konfirmuar se Toni Kroos e pësoi një lëndim muskulor në fitoren 3:2 kundër Real Betisit të shtunën mbrëma në La Liga.

Mesfushori gjerman u detyrua ta braktisë fushën në pjesën e parë për shkak të shqetësimeve që ndiente në këmbën e majtë, transmeton GE.

Dhe tani kampioni spanjoll njofton se testet mjekësore konfirmuan se Kroos e ka lënduar muskulin e kofshës në këmbën e majtë.

Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e tij të paktën dy javë.

Ky lëndim do t’ia pamundësojë Kroosit edhe paraqitjen për Kombëtaren e Gjermanisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve në fillim të tetorit.

Ai do të mungojë në ndeshjet kundër Real Valladolidit dhe Levantes në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *