Sikur humbja turpëruese 6:1 kundër Atletico Madridit të dielën të mos i mjaftonte, Granada është tallur edhe në rrjetet sociale nga kush tjetër pos njëri prej sponsorëve të vet.
Winmax, sponsor i Granadas, e talli klubin andaluzian pas humbjes shkatërruese kundër Atletico Madridit në La Liga, transmeton GE.
Winmax, një kompani e basteve sportive, është sponsori kryesor i Granadas, emri dhe logoja e të cilës shfaqet në pjesën e përparme të fanellës së klubit.
Në një postim në Twitter, Winmax e publikoi një hartë të lëvizjeve të sulmuesit të Atleticos, Joao Felix, në formë penisi.
Ndaj këtij postimi ka reaguar menjëherë Granada duke e shprehur mllefin me sponsorin e vet.
“Granada kërkon një kërkim falje publike dhe reflektim të menjëhershëm nga Winmax Deportes për shkak të fyerjeve dhe mungesës së respektit në Twitter ndaj klubit dhe ndaj tifozëve të tij”, thuhet në një reagim të Granadas.