Morina ironizon me Prishtinën: Urime edhe atyre për barazimin

Pas fitores në Mitrovicë, Arbëria e Arbnor Morinës bëri edhe një paraqitje pozitive, duke ndalur kësaj radhe Prishtinën në Kastriot.

Trajneri Morina u shpreh i kënaqur me pikën e fituar.

Një ndeshje e fortë, ku as ne dhe as Prishtina nuk arritëm ta tregojmë potencialin tonë për shkak të fushës së papërshtatshme”, deklaroi Morina për Art Sport.

“Tri ndryshimet në formacion na kanë prishur strategjinë në fushë, mirëpo në përgjithësi ishte një ndeshje e fortë, e mirë”.

“Urimi për barazimin duhet t’i bëhet edhe Prishtinës, jo vetëm neve. Sepse edhe ne edhe ata deshëm tri pikët”, përfundoi Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *