Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme, të cilat u zhvilluan në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan gazeta Objektiv.
Në Obiliq, Arbëria si vendase dhe Prishtina, kanë luajtur baras 1:1, rezultat ky gjithsesi zhgënjyes për Prishtinën.
Dior Zabërgja shënoi një gol të bukur në minutën e 10-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së promovuar në elitën e futbollit kosovar.
Kryeqytetasit u kundërpërgjigjën në minutën e 35-të, kur Otto John i barazoi shifrat në 1:1.
Në Skenderaj, Drenica i ka arkëtuar tri pikë pas fitores me përmbysje (2:1) ndaj Besës.
Në “Bajram Aliu” të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Peja, me golin e shënuar nga Matheus De Paula në minutën e 34-t, ndërsa rezultatin e barazoi Hysen Tahiri (44’) nga penalltia. Golin e fitores për kuqezinjtë e shënoi Qemail Elshani në minutën e 60-të.