Siç duket e ardhmja e futbollistit kosovar, Andi Zeqirit, do të mbetet te skuadra zvicerane, Lausanne.
Drejtori sportiv i klubit zviceran ka folur për futbollistin kosovar, ku ka treguar planet që kanë për të.
Souleymane Cisse ka treguar se Lausanne është në negociata me futbollistin dhe po dëshirojnë ta mbajnë në klub.
“Ne jemi në negociata me Andi Zeqirin. Ne dëshirojmë ta mbajmë atë. Ne do të bëjmë çdo gjë që ta mbajmë atë”, tha drejtori sportiv, Souleymane Cisse.