Jashtë Championsit, afrimi i Suarezit i kushton shtrenjtë Juves

Sulmuesi Luis Suarez pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës. Uruguaiani nuk është në planet e trajnerit Ronald Koeman, ndërsa duket se ka nevojë të gjejë një ekip të ri.

Juventusi kishte shfaqur interes për të, por përfundimisht nuk do t’i bashkohet bardhezinjëve. Suarez nuk mund të përfitojë pasaportën italiane deri më 6 tetor dhe në këtë formë i bie të humbasë fazën e grupeve të Championsit.

Kampionët e Italisë nuk mund të pranojnë diçka të tillë, prandaj nuk duan që të firmosin me sulmuesin. Suarez nga krahu tjetër po mundohet të gjejë tjetër ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *