Ka përfunduar afati për paraqitjen e klubeve për edicionin 2020/21 në basketboll. Edicioni i ri i basketbollit do të nisë në mesin e muajit tetor me ndeshjen e Superkupës, për të vazhduar më pas me ndeshjet e Superligës.
Në stinorin e ri në Superligë do të garojnë tetë skuadra, siç ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës, ndërsa për një vend në plejaut do të luajnë Trepça e AS Prishtina.
Klubet e regjistruara për Superligë janë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Ponte Prizreni, Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Trepça dhe Vëllaznimi.
Për Ligën e Parë janë paraqitur: Lipjani, Marigona Hill Prishtina, Istogu, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Drita, Mega Sporti dhe New Basket.
Në Superligën e femrave janë paraqitur: Bashkimi, Kosovahome Prishtina, Penza, Trepça, Vëllaznimi e Kastrioti.