Roma është duke përgatitur goditje të dyfishtë në afatin kalimtar. Skuadra e kryeqytetit italian është afër marrëveshjes me dy qëndër-mbrojtësa.
Chris Smalling që luajti si i huazuar te Roma edicionin e kaluar pritet që të jetë blerje e përhershme e kësaj skuadre.
12 milionë euro do t’i kushtojë Romës transferimi i Smalling. Smalling do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare, me 3 milionë euro fitime në sezon.
Mbrojtësi i Torinos, Armando Izzo do të jetë blerja e dytë për romakët. 20 milionë euro vlerësohet blerja e 28 vjeçarit.