E FUNDIT: Juventusi “i telefonon” Suarezit. Ja mesazhi i bisedës mes Nedved dhe “Pistoleros”

Juventus vazhdon të presë për Luis Suarez. “Pistolero” duhet të zgjidhë çështjet e fundit burokratike me Barcelona dhe më pas me autoritetet italiane sa i përket nënshtetësisë dhe pasaportës që do të jetë edhe “pass” për t’u veshur bardhezi.

Sipas asaj që raporton sot “El Mundo Deportivo”, këtë fundjavë drejtuesi i Juventusit Pavel Nedved (sponsori i madh i “Pistolero” te bardhezinjtë) i ka telefonuar sulmuesit për ta siguruar se ai mbetet zgjedhja e parë për të forcuar repartin e avancuar në ekipin e drejtuar nga Andrea Pirlo.

Vetë trajneri tha se i duhet një sulmues dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Ky është një tjetër demonstrim besimi, duke pritur që Suarez të zgjidhë çështjen e pasaportës dhe të bëhet komunitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *