Gjesti i Henderson, letër mallëngjyese dhe një dhuratë speciale për ish-shokun e skuadrës

Vite betejash të jetuar bashkë.

Humbje dhe, për fat, edhe shumë fitore, veçanërisht në vitet e fundit. Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson, nuk e ka harruar Dejan Lovren, qendërmbrojtësi që u ka thënë lamtumirë Të Kuqve në javët e kaluara për t’u transferuar te Zenit-i. Dhe çfarë mënyrë më të mirë për ta përshëndetur se sa me një letër të gjatë mallëngjyese dhe një dhuratë të veçantë?

Siç ka treguar mbrojtësi kroat me postimet e bëra në Instagram, kapiteni i Liverpool-it ka bërë një gjest me të vërtetë të veçantë kundrejt ish-shokut t ë skuadrës.

Një letër e gjatë dhe shumë domethënëse, por edhe një dhuratë speciale, një kopje e trofeut të Premier League të fituar në këtë sezon pikërisht nga Të Kuqtë.

“Është e pamundur të imagjinohet Liverpool-i pa ty dhe, sinqerisht, vazhdoj të mos e besoj që je larguar dhe nuk do të kthehesh”, lexohet në mesazhin e Henderson për Lovren.

“Isha një figurë e rëndësishme në skuadrën tonë dhe një nga lojtarët me më shumë ndikim, na ka ndihmuar ta arrijmë aty ku jemi tani: fitues dhe kampionë”.

“Do të jem mirënjohës gjithmonë dhe do të jem gjithmonë aty me ty dhe familjen tënde nëse do të keni nevojë për ndonjë gjë. fat të mbarë për të ardhmen dhe mos harro: ke gjithmonë vëllezërit e Liverpool-it”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *