Interi i ka gati 60 milionë euro për Kanten

“Nerazzurri” duken të vendosur për transferimin e mesfushorit francez, i cili mund të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar

Interi e ka seriozisht për N’Golo Kanten.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” janë të gatshëm t’i ofrojnë 60 milionë euro për mesfushorin francez, përcjell Gazeta Express.

Trajneri i Zikaltërve, Antonio Conte është i uritur të punojë përsëri me përfaqësuesin francez, me të cilin kishte bashkëpunuar në “Stamford Bridge”.

Me këtë rast, Interi është i gatshëm t’ia ofrojë futbollistit një rrogë prej 8 milionësh eurosh në vit.

“Blues” nga ana e tyre janë të gatshëm ta shesin Kanten, por nuk do ta pranojnë asnjë ofertë që s’i kënaq kërkesat e tyre.

29 vjeçari ka qenë njëri prej mesfushorëve defanzivë më të mirë në Evropë viteve të fundit.

Së fundmi ai po luan edhe në krahun e djathtë në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *