Reja ndryshon mendje në fund, Shqipëria do të zbresë në fushë pa këta lojtarë

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja duket se ka ndryshuar mendje në momentet e fundit, duke mos u besuar nga minuta e parë debutuesve në ndeshjen ndaj Lituanisë.

Mësohet se tekniku do të hedhë nga minuta e parë Amir Abrashin dhe jo Endri Çekiçin, siç u raportua gjatë paradites së sotme.

Një vend në mesfushë do të ketë Qazim Laçi, që do të zërë vendin e Keidi Bares. Ndërkaq që në sulm do t’i besojë nga minuta e parë dyshes Sadiku-Manaj, duke mos startuar nga minuta e parë me talentin Broja.

Për sa i përket pjesës tjetër të formacionit, do të jetë i njëjtë si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë. Kujtojmë që paraditen e sotme Reja la të kuptohet se do të hidhte nga minuta e parë në fushë Çekiçin dhe Brojën për të freskuar disi skuadrën pas sfidës ndaj Bjellorusisë.

Megjithatë pritet që këta të fundit të marrin minuta lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *